FORMULË f.

1. Pohim i shkurtër që përmbledh në mënyrë të prerë një ide, një parim etj., që merr parasysh të gjitha kushtet e rrethanat dhe përcakton qartë e shkurt një gjendje të përgjithshme, marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, sendeve, dukurive etj.; përkufizim i shkurtër e i përpiktë. Formulë klasike. Formulë politike (juridike).

2. keq. Frazë a shprehje e gatshme që përsëritet gjithnjë njësoj, zakonisht për të dalë nga një gjendje e vështirë pa marrë asnjë zotim konkret. Formulë e gatshme. Me formulën e zakonshme. I gjeti një formulë.

3. spec. Tërësi shenjash a simbolesh (numra, shkronja, shenja të veçanta etj.) që shprehin një madhësi të caktuar, një rregull, një parim përbërjen e diçkaje, një raport, një proces etj. Formulë kimike. kim. paraqitja e përbërjes molekulare të një lënde kimike dhe e një procesi kimik me simbolet e elementeve e me numrin e atomeve. Formulë molekulare. kim. Formulë algjebrike (matematikë). mat. shprehje me shkronja që tregon madhësitë dhe veprimet që duhen kryer me to. Formulë trigonometrike. mat. Formulë e thjeshtë. Nxjerr formulën.

4. vjet. Fjalë a shprehje që përdoreshin në një rit ose në një ceremoni fetare. Formula e pagëzimit.