FORUM I m. libr.

1. Mbledhje e gjerë e anëtarëve të një organi drejtues të zgjedhur të një partie a organizate tjetër, si edhe vetë ky organ; mbledhje e gjerë e përfaqësuesve të fushave të ndryshme të veprimtarisë shoqërore me karakter kombëtar a ndërkombëtar, ku shqyrtohen çështje të rëndësishme. Forumet e larta (e ulëta). Forum drejtues (udhëheqës). Forum shkencor. Forum kombëtar (ndërkombëtar).

2. hist. Shesh në Romën e vjetër ku bëheshin mbledhje të gjera të popullit, zhvilloheshin gjyqe, panaire etj.


FORUM II m. krahin.

1. Oxhaku i dhomës.

2. Sobë.