FOSHNJOR mb.

1. Që lidhet me foshnjën ose me foshnjërinë, që i përket foshnjërisë, i foshnjërisë; që është karakteristik për foshnjat ose për foshnjërinë; që ndodh në kohën e foshnjërisë. Mosha foshnjore. Sëmundje foshnjore. Vështrim foshnjor. Zbavitje foshnjore.

2. fig. Që i përket periudhës me të hershme të qenies së diçkaje, fillestar. Periudhë foshnjore.

3. vjet. Që kishte të bënte me arsimin parashkollor të fëmijëve. Shkollë foshnjore.