FOSIL m.

1. gjeol. Mbeturinë e një kafshe ose bime parahistorike, që është mbuluar në tokë dhe është ruajtur në trajtë të ngurtësuar; skeleti i një kafshe të mbuluar në tokë prej shumë vjetësh me parë, që gjendet i ruajtur deri në kohën e sotme. Studimi i fosileve.

2. fig. libr. Diçka që tashmë i përket vetëm së kaluarës, diçka që ka mbetur prej kohësh ashtu siç ka qenë dhe nuk është zhvilluar më. Ka mbetur fosil.