fotografi
FOTOGRAFI f.
1. Fytyra e dikujt ose figura e dikujt a e diçkaje, e riprodhuar në letër me anë aparatesh të posaçme. Fotografi bardhë e zi (me ngjyra). Ekspozitë (album) fotografish. Zmadhoj fotografinë. Botoj fotografitë. Nxjerr në fotografi fotografoj. Dal në fotografi fotografohem.
2. Teknika e riprodhimit të figurave të njerëzve e të sendeve në letër etj. me anë aparatesh të veçanta optike nën veprimin e rrezeve të dritës etj.; arti i fotografimit; mjeshtëria e fotografit. Fotografi artistike.
3. fig. Riprodhim a përshkrim i përpiktë e i drejtpërdrejtë i një ngjarjeje, i një dukurie etj. pa dalluar atë që është e rastit nga ajo që është tipike dhe pa bërë ndonjë përgjithësim; fotografim i thjeshtë.