fotografik
FOTOGRAFIK mb.
1. Që shërben për të fotografuar, që nxjerr fotografi; që përdoret për fotografi; që shërben për të larë filmat e për të nxjerrë fotografitë etj. Aparat fotografik. Letër (pllakë) fotografike. Laborator fotografik.
2. Që ka të bëjë me teknikën dhe me mjeshtërinë e fotografimit; që është bërë me anë të fotografimit. Arti fotografik. Krijimtaria fotografike. Riprodhim fotografik.
3. Që përmban fotografi, me fotografi. Album fotografik. Ekspozitë fotografike.
4. fig. Që e riprodhon a e përshkruan diçka drejtpërdrejt e në mënyrë të përpiktë, ashtu siç është, pa dalluar atë që është e rastit nga ajo që është tipike dhe pa bërë ndonjë përgjithësim. Përshkrim (trajtim) fotografik. Pikturë fotografike.