FRAK m.

Lloj palltoje e zezë për burra, me fund të hapur përpara, me kinda të gjatë e të ngushtë prapa, që vishet në disa vende gjatë pritjeve zyrtare ose në raste të tjera të shënuara. Frak i gjatë. I veshur me frak.