FRAKSION m.

1. Grup i organizuar njerëzish, anëtarë të një partie politike, të cilët zhvillojnë një veprimtari të mëvetësishme në parlamentet dhe në organizatat politiko-shoqërore të vendeve borgjeze. Fraksion parlamentar. Fraksioni komunist.

2. Grup i organizuar i anëtarëve të një partie politike në vendet borgjeze e revizioniste, që për çështje të veçanta ka pikëpamje të ndryshme me vijën e përgjithshme të partisë dhe që e zhvillon veprimtarinë e tij brenda partisë në mënyrë të hapët; bashkim i fshehtë e i përkohshëm politik, i përbërë nga disa elementë armiq në gjirin e një partie komuniste, që përpiqen t'i kundërvihen vijës së përgjithshme marksiste-leniniste të saj. Fraksion armiqësor (kapitullues, përçarës). U shpartalluan fraksionet.