FRANÇESKAN m. fet.

Murg i një urdhri reaksionar katolik, të themeluar në shekullin XIII (në vendet ku vepron kisha katolike; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Urdhri (kuvendi) i françeskanëve. Kisha e françeskanëve.


FRANÇESKAN mb.

Që ka të bëjë me françeskanët, që lidhet me françeskanët; që u përket françeskanëve, i françeskanëve. Urdhri françeskan. Prift (murg) françeskan.