FRAZË f.

1. Tërësi fjalësh, të lidhura me njëra-tjetrën sipas rregullave gramatikore të një gjuhe, të cilat shprehin një mendim të plotë. Frazë e bukur.

2. keq. shih FRAZEOLOGJI, ~A 3. Fraza të zbrazëta (të fryra). Frazë e vjetruar. Frazë demagogjike.

3. gjuh. Periudhë. Sintaksa e frazës. Ndërtimi i frazës. Përbërja e një fraze.

4. muz. Pjesë e shkurtër e një vepre muzikore, që përbën një tërësi me vete ose shpreh një mendim të plotë muzikor. Frazë muzikore (melodike).