FRAZEOLOGJIK mb.

1. gjuh. Që ka të bëjë me frazeologjinë, që i përket frazeologjisë, i frazeologjisë; që është njësi e frazeologjisë, që lidhet me njësitë e frazeologjisë; që përmban njësi të frazeologjisë. Njësi frazeologjike tog i qëndrueshëm fjalësh ose thënie a shprehje e qëndrueshme që ka tiparet dalluese të frazeologjisë. Tipat e njësive frazeologjike. Togfjalësh frazeologjik. Shprehje (përngjitje) frazeologjike. Fjalor frazeologjik.

2. keq. Që karakterizohet nga fjalë e shprehje, të cilat janë të bukura në dukje, por fshehin a shtrembërojnë të vërtetën ose janë fare të zbrazëta e pa vlerë. Stil frazeologjik.