FREGATË f.

1. vet. Anije e vogël dhe e shpejtë me vela, që përdorej në shekujt XVIII-XIX në luftimet detare.

2. Anije e shpejtë luftarake, e pajisur me artileri, që përdoret për të ndjekur nëndetëset armike ose për të shoqëruar anijet e rënda dhe për t'i mbrojtur ato nga sulmet ajrore. Fregatë e lehtë. Kapiteni i fregatës.

3. zool. Shpend i fuqishëm që jeton në ishujt e oqeaneve e në detet tropikale, me krahë të mprehtë, me bisht të gjatë e të bigëzuar dhe me sqep të madh e të kthyer në majë; shqiponjë deti. Fluturojnë fregatat në stuhi.