frenoj
FRENOJ kal.
1. Ndaloj a ngadalësoj me anë të frenave lëvizjen e një automobili ose të një mjeti tjetër lëvizës. Frenoj makinën (biçikletën, trenin).
2. fig. Bëj që dikush a diçka të mbetet në vend e të mos shkoj me përpara; i vë fre a pengesë dikujt a diçkaje, e përmbaj; pengoj a ngadalësoj zhvillimin ose përparimin. Frenoj veten. Frenoj lumin. Frenon zhvillimin e diçkaje. Frenon lëvizjen.
3. fiziol. Ndërpres a dobësoj veprimtarinë e një organi ose ngacmimin e indeve të organizmit; ndaloj a ul veprimtarinë e qendrave nervore të trupit; kund. nxit. Frenon trurin (qelizat nervore).