frenues
FRENUES m.
1. hek. Ai që merret me ndreqjen dhe me kontrollimin e frenave të trenit.
2. tek. Mekanizëm që shërben për të ndaluar a për të ngadalësuar lëvizjen e diçkaje.
3. fig. Ai që ndalon ose pengon zhvillimin e përparimin e dikujt a të diçkaje.
FRENUES mb.
1. Që shërben për të ndaluar ose për të ngadalësuar me anë të frenave lëvizjen e një automobili a të një mjeti tjetër lëvizës. Mekanizëm frenues.
2. fig. Që e mban në vend dikë a diçka, që nuk e lë të shkojë me përpara; që e pengon a e ngadalëson zhvillimin e përparimin e dikujt a të diçkaje. Qëndrim (veprim) frenues. Pikëpamje frenuese.