FRESKOHEM vetv.

1. vet. veta III. Bëhet i freskët, i ikën pak të ngrohtët (për motin ose mjedisin). Freskohet koha (moti). Freskohet ajri (uji).

2. Marr fresk (duke ndenjur në një vend të freskët ose duke u larë me ujë pak si të ftohtë); ndiej freski; pi diçka të ftohtë për ta ndier veten të freskët (kur është vapë). Freskohem në hije. Më freskohet trupi (fytyra). U freskuan me ujë burimi.

3. fig. Më përtërihen a më ringjallen forcat fizike, fitoj freski trupore, këndellem; çlodhem.

4. vet. veta III fig. Më ringjallet në mendje, më ripërtërihet në kujtesë diçka që ka të bëjë me të kaluarën. Iu freskuan kujtimet.

5. Pës. e FRESKOJ 1, 2.