FRESKOJ kal.

1. E bëj të freskët, i heq pak të ngrohtët (për motin ose mjedisin), sjell freski. Era (shiu) e freskoi motin. Freskoj dhomën.

2. Bëj që ta ndiej veten të freskët, ndiej freski. Freskoj gojën. Freskoj duart (këmbët) me ujë. Era i freskonte fytyrën (trupin).

3. fig. Ringjall në mendje, ripërtërij në kujtesë diçka që ka të bëjë me të kaluarën. Freskoj kujtimet.

4. vet. veta III fig. Përtërin e ringjall forcat fizike të dikujt, këndell; çlodh. Gjumi të freskon. Ushtrimet e freskuan.

5. fig. Plotësoj me të dhënat më të reja, ripërtërij; e bëj më të gjallë diçka, gjallëroj. Freskoi dijet (njohuritë). Freskoj programin.

6. fig. E bëj më të gjallë e më të këndshëm për syrin; i jap shkëlqim të ëmbël (për ngjyrat). I freskuan ngjyrat.

  • I freskoj zemrën dikujt e qetësoj; e kënaq.