FREZË f.

1. Makinë e posaçme, e pajisur me një thikë a me një vegël prerëse me dhëmbëza, e cila lëviz duke u rrotulluar dhe shërben për t'i dhënë trajta të ndryshme sipërfaqes së një sendi prej metali ose prej druri; makinë e posaçme me një turjelë që rrotullohet, e cila shërben për të shpuar diçka. Frezë horizontale (cilindrike, vertikale). Frezë rrotulluese. E punoi në frezë.

2. Makinë bujqësore, me thika që lëvizin duke u rrotulluar, e cila shërben për të shkrifëruar ose për të përzier tokën; makinë e posaçme me thika rrotulluese, që shërben për të copëtuar imët ose për të përzier diçka. Freza e çimentos. Shkrifëroj (përziej) tokën (arën) me frezë.