frymëzim
FRYMËZIM m.
1. Veprimi sipas kuptimeve të faljeve FRYMËZOJ, FRYMËZOHEM. Burim (shembull) frymëzimi.
2. Gjendje e ngritur e vetëdijes, gjatë së cilës shpërthen hovi krijues i njeriut nën ndikimin e ideve e të ndjenjave të fuqishme; gjendje shpirtërore e ngritur që e gjallëron shumë aftësinë krijuese të njeriut; shpirti krijues. Frymëzim i fuqishëm (i thellë). Frymëzimi artistit (i poetit). E ka pushtuar frymëzimi.
3. Dikush a diçka që të frymëzon. Është një frymëzim i madh për ne.