FRYMOR m.

Qenie e gjallë (zakonisht për kafshët dhe për njerëzit), krijesë e gjallë që lëviz dhe ka ndjeshmëri. Frymorët dhe bimët.


FRYMOR mb.

1. Që merr frymë me mushkëri; i gjallë. Qenie frymore.

2. Që nxjerr tinguj muzikorë duke i fryrë me gojë, që vihet në veprim me anë të frymës (për veglat muzikore); që përbëhet nga vegla, të cilave u fryhet me gojë. Vegël frymore. Orkestër frymore.

3. gjuh. Që shënon qenie të gjalla. Emrat frymorë dhe jofrymorë.