fshatar
FSHATAR m.
1. Ai që jeton në fshat dhe merret kryesisht me bujqësi a me blegtori; banori i një fshati, katundar. Fshatar i varfër (i mesëm, i pasur). Fshatar kooperativist. Fshatarët e Myzeqesë. Jetoj në mes të fshatarëve.
2. bised. Bashkëfshatar. Ky është fshatari im.
FSHATAR mb.
Që ka të bëjë me fshatin ose me fshatarët, që është karakteristik për fshatin ose për fshatarët, i fshatit ose i fshatarëve; që është krijuar nga fshatarët. Grua (vajzë) fshatare. Familje fshatare. Rinia fshatare. Veshje (banesë) fshatare.3