FTOHEM I vetv.

1. vet. veta III. Bëhet më i ftohtë, i pakësohet të nxehtët; i ikën të ngrohtët e bëhet i ftohtë; kund. ngrohet. Ftohet moti (koha). Ftohet uji (toka, rëra). U ftoh kosi (bostani).

2. Freskohem në hije etj., flladitem. U ftohëm jashtë (në hije).

3. Marr të ftohtë, sëmurem nga të ftohtët. Është ftohur fëmija.

4. fig. Dobësoj a prish lidhjet e marrëdhëniet e mira që kisha me një tjetër nuk kam më për të dashurinë e mëparshme, largohem prej tij; vet. veta III dobësohet, zbehet, humbet gjallërinë, fuqinë e ngrohtësinë e mëparshme (për një ndjenjë etj.). U ftoh me shokët (me miqtë, me vëllezërit). U ftoh miqësia (dashuria). U ftohën marrëdhëniet. Iu ftohën dëshirat. Po ftohej biseda.

5. vet. veta III. bised. Shuhet, fiket. U ftoh drita (llamba, kandili). U ftoh zjarri. U ftohën yjet.

6. fig. bised. Qetësohem, më del inati a zemërimi, bëhem gjakftohtë. Ftohu pak dhe merre më shtruar!

7. euf. Vdes.

8. Pës. e FTOH.

  • Nuk më ftohen fasulet thjeshtligj. shih te FASUL/E,~JA. U ftohën (u ulën, u shuan. u shtruan, u zbutën) gjakrat shih te GJAK,~U I. Iu ftoh gjaku shih te GJAK,~U I. Nuk më ftohet pilafi (byreku) thjeshtligj. shih te PILAF,~I. Iu ftoh zemra shih te ZEM/ËR,~RA. T'u ftohtë zemra! mallk. vdeksh!


FTOHEM II pës.

Pës. e FTOJ.