ftoj
FTOJ kal.
1. Grish dikë për drekë a për darkë, për të marrë pjesë në një festë, në një pritje, në një mbledhje, në një ceremoni me rastin e një dite të shënuar etj.; i bëj ftesë. E ftoi për drekë (për darkë). Ftoj në dasmë. Ftoj në një pritje. E ftuan në kongres (në festival). Kush shkon paftuar, e gjen pa shtruar. fj. u.
2. I bëj thirrje dikujt për diçka. E ftoj në garë. Ftojmë lexuesit të shfaqin mendimet e tyre. Ju ftoj të ngremë një dolli.
3. Thërres dikë për t'u paraqitur në gjyq. E ftuan në gjyq.