FTUA m.

Pemë frutore e viseve të ngrohta, me gjethe vezake e me push në anën e poshtme, me lule të bardheme, që bën kokrra të verdha, të mëdha, të mbuluara me pak push e me erë të këndshme; kokrrat e kësaj peme që hahen të freskët ose përdoren për të bërë reçel etj. Ftua i lashtë (gushtak, vjeshtak). Lule ftoi. Reçel (prevede) ftoi. I verdhë si ftua.

  • U bë ftua u zverdh shumë në fytyrë, u bë limon. Ftua i egër bot. shkurre e vendeve malore, që i ngjan ftoit; me gjethe të vogla e të dendura, që bën kokrra të vogla e të mbuluara me push, të cilat nuk hahen.