fundos
FUNDOS kal.
1. Zhyt dikë a diçka në ujë ose në një lëng tjetër derisa të mos duket, e bëj që të bjerë në fund të detit, të liqenit etj.; e fut diku (në baltë, në rërë etj.) sa të mos duket, e kredh thellë. E fundosi anijen furtuna. E fundosi në det (në liqen, në lumë). I fundosi në baltë.
2. fig. Bëj që dikush të bjerë në një gjendje të vështirë, nga ku nuk mund të dalë lehtë; bëj që të bjerë shumë poshtë nga pozita shoqërore ose të pësojë një dështim a humbje të rëndë; gropos. E fundosi krejt.