FUQISHËM mb.

1. Që ka forca të madhe trupore, që ka fuqi, i fortë; kund. i dobët. Njeri i fuqishëm. Kafshë e fuqishme. Me trup të fuqishëm. Me duar (me shpatulla) të fuqishme. Krahë (muskuj) të fuqishëm.

2. Që bëhet me vrull të madh, me forcë e me këmbëngulje, që bëhet duke vënë në veprim të gjitha forcat materiale e shpirtërore; i fortë. Sulm (grusht) i fuqishëm. Mësymje (goditje) e fuqishme.

3. Që jep energji të mëdha; që ka fuqi të madhe për të bërë një punë a një veprim (për makina, aparate etj.); që ka mundësi a fuqi të madhe veprimi. Motor (mekanizëm, vinç) i fuqishëm. Magnet (elektromagnet) i fuqishëm. Syze (thjerrëza) të fuqishme. Mikroskop (teleskop) i fuqishëm.

4. shih FORTË (i, e) 5, 8, 10, 14, 15, 18. Dritë e fuqishme. Zë i fuqishëm. Shi i fuqishëm. Erë e fuqishme. Shtet i fuqishëm. Ushtri e fuqishme. Mbresa (ndjenja) të fuqishme. Përkrahje (mbështetje) e fuqishme.

5. Që ka burime e të ardhura të mëdha, që është shumë i zhvilluar e i organizuar, i fortë; kund. i dobët. Ekonomi e fuqishme.

6. Që ka forcë të madhe ndikuese tek të tjerët, që ndikon shumë në mendjet dhe në zemrat e njerëzve; i fortë. Vepër e fuqishme. Nxitje e fuqishme. Mjet i fuqishëm. Armë e fuqishme.

7. Që shfaqet në një shkallë të madhe a në përmasa të mëdha; që shpërthen me forcë të madhe; i fortë. Manifestim i fuqishëm. Valë e fuqishme zemërimi. Luftë e fuqishme klasore.


FUQISHËM ndajf.

Me fuqi të madhe, fort. Shpërthen (buçet) fuqishëm.