furem
FUREM I vetv.
1. Mbytem me litar a me diçka tjetër që më shtrëngon a më zë grykën; varem në litar. U fur në lak. U fur me ujë.
2. vet. veta. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më mbetet diçka në grykë, më ngec në fyt, mbytem. Iu fur buka.
3. Pës. e FUR.
- Iu fur shpirti u mërzit shumë, i ka ardhur shpirti në maje të hundës.
FUREM II vetv.
1. Hyj menjëherë diku, futem me rrëmbim; rrasem. U fur drejt e në dhomë.
2. fig. I sulem dikujt a diçkaje; i turrem me vrull një pune a diçkaje tjetër. Ia furën armikut. I furem punës. Iu fur gjithë inat.