furishëm
FURISHËM ndajf.
Me vrull të madh e të papërmbajtur, me tërbim, me furi. Fryn furishëm. Shpërthen furishëm. Sulmoi furishëm. Bie furishëm.
FURISHËM mb.
1. Që vepron me vrull të madh e të pandalshëm; shumë i rrëmbyeshëm; që shpërthen me furi, që bëhet me furi. Erë e furishme. Lumë i furishëm. Shi i furishëm. Sulm i furishëm. Duartrokitje të furishme. Ndjenja të furishme.
2. I papërmbajtur (për njerëzit). Trim i furishëm.