fushë f.

  1. Vend i rrafshët, i hapur a i gjerë në natyrë, pa male e pa kodra dhe zakonisht pa pyje; hapësirë natyrore e sheshtë. Fushë e gjerë (e madhe, e hapur). Fushë e ulët (e lartë). Fushë pjellore. Fushë e punuar (e mbjellë). Fusha e Myzeqesë (e Shtoit, e Korçës, e Elbasanit). T'u bëftë pushka top e mali fushë! ur.
  2. Copë toke e rrafshët dhe e kufizuar, që shërben për veprimtari sportive, ushtarake etj. dhe që ka pajisjet e nevojshme për këtë; shesh. Fushë sportive. Fushë futbolli (basketbolli, volejbolli, tenisi). Fushë aeroplanësh. Fusha e stërvitjes.
  3. Vendi ku zhvillohen veprime luftarake etj. Fusha e luftës (e betejës).
  4. Pjesë toke që përmban lëndë të ndryshme minerare ose burime natyrore. Fushë qymyrgurore (vajgurore, naftëmbajtëse). Fushë shfrytëzimi. Fushat e naftës (e gazit).
  5. Sipërfaqe mbi të cilën bëhet ndonjë figurë. Fusha e një pikture. Fusha e qilimit. Fusha e stemës (e medaljes). Fusha e orës.
  6. fiz., filoz. Një nga trajtat kryesore të qenies së materies në hapësirë ose në një pjesë të saj, që nuk ka masë prehjeje dhe që shfaqet në tipe të ndryshme. Fusha elektromagnetike. Fusha bërthamore. Fusha e gravitacionit. Fusha e bashkëveprimeve të dobëta. Lënda dhe fusha.
  7. fig. Lëmë i veprimtarisë së njerëzve; sferë e veprimit të diçkaje. Fushë veprimi. Në fushën e ekonomisë (e shkencës, e arsimit...). Në të gjitha fushat.
  8. muz. Hapësira midis dy vijave të pentagramit. Fushat e pentagramit.
  9. Vend zakonisht mbi tryezë, ku hidhen letrat e bixhozit ose gurët e një loje tjetër; përmb. tërësia e letrave që mbeten mbi tryezë gjatë lojës. Marr (ngre) nga fusha. E mori (e mblodhi) gjithë fushën.
  • Në fushën e mejdanit vjet. shih te MEJDAN, ~I 2. Fushë me mina shih te MIN/Ë,~A. Fusha e nderit lart. shih te NDER,~I. Në fushën e nderit shih te NDER,~I. Fushë pamjeje (fusha e pamjes) fushëpamje. Fushë (kamp) përqendrimi shih te PËRQENDRIM,~I. U bë fushë (tapë, thumb, xurxull...). shih te BËHEM. E bëri fushë diçka ia mori të gjitha gjërat; e vodhi krejt. Del për fushe (në fushë) zbulohet, del në shesh. Mori fushat shih te MARR. E nxori (e qiti) për fushe (në fushë) diçka e zbuloi diçka, e nxori në shesh. E bëri fushën (sheshin) breg mospërf. shih te BREG,~U. Ia bëri fushë (shesh) me lule diçka ia paraqiti të lehtë e të bukur diçka që s'ishte e tillë. I bën malet fushë dikush shih të MAL,~I. Gjeti fushë (shesh) të lirë dikush shih te LIRË (i,e). Është fushë nga mendtë (nga koka) është i metë nga mendja, ka shumë të meta mendore, është fare budalla. E ka gojën fushë i kanë rënë të gjithë dhëmbët, s'ka asnjë dhëmb në gojë. E ka kokën fushë është pa flokë në kokë, është bërë fare tullac. I lë fushë (shesh) te lirë dikujt a diçkaje shih te LIRË (i, e). E presin natën në fushë flenë përjashta. Ku është fushë bëhet breg fj. u. vështirësi mund të lindin, kurdoherë mund të dalin pengesa. S'ka fushë pa breshkë fj. u. shih te BRESHK/Ë,~A. Fusha ka sy e mali (pylli, gardhi, muri) ka veshë fj. u. çdo gjë që të bësh e të thuash merret vesh.