FUSHARAK m.

Ai që jeton e punon në vende fushore ose ai që e ka prejardhjen nga një krahinë fushore. Malësorë e fusharakë.


FUSHARAK mb.

1. Që jeton a punon në vende fushore ose që e ka prejardhjen nga një krahinë fushore. Fshatar fusharak.

2. Që shtrihet a është në fushë, që kalon nëpër fusha, fushor. Fshat fusharak. Udhë fusharake.

3. Që është tipik për krahinat fushore dhe për banorët e tyre. Natyrë fusharake. Jetë fusharake.