FUSHIM m.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes FUSHOJ.

2. usht. Dalja nga kazermat dhe qëndrimi i përkohshëm i trupave në vend të hapur; stërvitja që zhvillohet me trupat jashtë repartit. Ishin në fushim.