FUTUR f.

1. Gropë a e thelluar e vogël; kund. e dalë. Të futurat dhe të dalat e murit. Me shumë të futura e të dala.

2. bised. Gji i vogël në det, në liqen etj. U fsheh në një të futur të liqenit.

3. Futje.


FUTUR mb.

1. Që është në një skaj ku nuk e shohim, që ndodhet thellë a në brendësi të diçkaje dhe nuk duket ose nuk gjendet lehtë; që ndodhet në mes kodrash a shkëmbinjsh e nuk e rreh era. Vend i futur. Skutë e futur.

2. Që ndodhët në thellësi të diçkaje; që është thelluar si grope, i thelluar. Me sy të futur. Me faqe të futura.

3. fig. Që është i afrueshëm; që ka zotësinë të futet midis njerëzve edhe kur nuk e ftojnë. Njeri i futur.