FYELL m.

1. Vegël muzikore si gyp i hollë e i gjatë, prej druri a prej metali e me disa vrima, së cilës i bien duke i fryrë me gojë. Fyelli i bariut. Melodi me fyell. I bie fyellit.

2. anat., bised. Eshtër e madhe, e gjatë dhe e drejtë e gjymtyrëve të njeriut a të kafshëve. Fyelli i këmbës kërciri. Fyelli i dorës (i krahut) eshtra e llërës.

3. edhe FEJE,~T. Kanali i brendshëm i diçkaje të shpuar tejpërtej; vrimë në trajtë kanali. Fyelli i kockës. Fejet e hundës. Fyelli i veshit.

4. Send a diçka tjetër që ka trajtën e një gypi të shpuar tejpërtej. Fyelli i pushkës tyta. Fyelli i kazanit të rakisë. Fyelli i sobës. bised. gypi i sobës. Fyelli i gjakut. anat., bised. damari i gjakut.

5. përd. mb. bised. I drejtë si fyell. Trup fyell.

6. përd. mb. bised. Bosh. Është fare fyell. E ka mendjen fyell.

7. përd. ndajf. bised. Shumë (zakonisht me mbiemrin i drejtë). E kishte shtatin fyell të drejtë.

  • Fyell pa vrima mospërf. shih te VRIM/Ë,~A. U bë fyell u zhvesh krejt, ia hoqën të gjitha gjërat që e mbulonin. I bie fyellit (kavallit) shih te KAVALL, ~I. I bie fyellit në një vrimë shih te VRIM/Ë,~A. I shkon pas fyellit dikujt vepron sipas qejfit të dikujt, i shkon pas avazit. Shtati pyll e mendja fyell shih te PYLL,~I. S'behet dasma me një fyell fj. u. punët e mëdha nuk mund të bëhen vetëm nga një njeri, por kërkojnë bashkimin e forcave.