GËLQEROR m. min.

Shkëmb a shtresë shkëmbore prej guri gëlqeror. Gëlqeror i fortë (i butë). Shtresë (zonë) gëlqerorësh.


GËLQEROR mb.

1. Që përmban një lëndë të fortë, e cila po të piqet kthehet në gëlqere; që ka kripëra të gëlqeres. Gur gëlqeror. Shkëmb (mal) gëlqeror. Tokë gëlqerore. Guaskë gëlqerore.

2. Që bëhet me gëlqere. Plehërim gëlqeror. Llaç gëlqeror.