gërdec
GËRDEC I m. mjek.
Sifiliz. Të rëntë gërdeci! mallk.
GËRDEC II m.
1. bot. Shkurre e vogël e viseve të ftohta malore, me lule si vile të bardha a të kuqërreme e me gjethe të trasha, që përdoren në mjekësinë popullore për sëmundjet e veshkave a të fshikëzës së ujit.
2. përd. mb. I ngurtë e i fortë si i ngrirë; i pazier ose i papjekur mirë (për mishin). Mishi qenka gërdec.
- U gdhi gërdec
a) u gdhi me trupin si të ngrirë;
b) u gdhi i vdekur, u gdhi kallkan.