gërmuq
GËRMUQ m. zool.
Drangë. Gërmuqë ka shumë.
GËRMUQ mb. bised.
1. Që e ka trupin të kërrusur (nga pleqëria, nga puna e rëndë a nga ndonjë sëmundje), i përkulur; kurrizdalë, gungaç. Plak gërmuq.
2. përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.
3. përd. ndajf. Me trup të kërrusur, gërmuqas. Rri gërmuq. Shkonte gërmuq.
GËRMUQ kal.
Kërrus, përkul; bëj që të gërmuqet. Gërmuq shpinën. E kishte gërmuqur puna e rëndë.