GËRR onomat. bised.

1. Përdoret për të imituar zhurmën që nxjerr një send kur fërkohet a gërvishtet me diçka të fortë. Bënte makina gërr. Gërr kërciste mitralozi.

2. përd. ndajf. Menjëherë, shpejt e shpejt, aty për aty; në mënyrë të pandërprerë, njëri pas tjetrit, çurk. Gërr paratë. Gërr fjalët. Gërr lotët.

3. përd. kallëzues. Iki me vrap. Ai gërr, unë gërr pas tij.