gërruall
GËRRUALL m.
1. Enë e drunjtë si kade, që është bërë nga trungu i një lisi të gërryer përbrenda dhe që përdoret për të mbajtur drithë, miell etj.
2. Vend i thurur me gardh ku mbahen bagëtitë; vathë, gardhec.
3. Shkop me një bigë si grep në majë, që përdoret për të kapur dhe për të mbartur mbi sup vandakë me shkarpa, me dëllinja etj.