gërryerje
GËRRYERJE f.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve GËRRYEJ, GËRRYHET. Gërryerja e dheut (e shkëmbit, e drurit). Gërryerja e dhëmbit. Procesi i gërryerjes.
2. Veprimi shkatërrues i ujit, i shirave, i erës etj. në sipërfaqen e tokës dhe pasojat e tij, erozion. Mbrojnë tokën nga gërryerja.
3. Zgavër, gropë a e thelluar që bëhet kur gërryhet diçka.