GËRSHET m. sh

1. Tufë flokësh si bisht, që vajzat e gratë e bëjnë duke thurur tri tufëza së bashku; bishtalec. Gërshet i gjatë (i trashë). Gërsheta të zezë (të verdhë). Thur gërshetat. Mban gërsheta. I preu gërshetat. Lidh gërshetat. Si gërshet.

2. Diçka e thurur si flokët në trajtën e bishtit; varg. Gërshet kashte (gruri). Gërsheti i litarit. Gërshet fijesh. Gërshet hudhrash (qepësh).

3. Qëndismë me këtë lloj thurjeje ose thurimë në triko, në çorape etj. në trajtë të bishtalecit.

4. përd. ndajf. Në trajtë të një tufe a të një vargu të përbërë nga tri pjesë të thurura bashkë. Thur (bëj) gërshet flokët (hudhrat, qepët, zorrët).

  • E bëj gërshet një punë e ngatërroj, e ndërlikoj, e pleks keq.