gërshetim
GËRSHETIM m.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve GËRSHETOJ, GËRSHETOHET. Gërshetimi i flokëve. Gërshetimi i fijeve. Gërshetimi i teorisë me praktikën. Gërshetimi i ngjarjeve.
2. fig. Ndërthurje e disa dukurive; lidhje e ngushtë ose e ndërlikuar e disa anëve a dukurive. Gërshetim rrethanash.