gërthas
GËRTHAS jokal.
1. Bërtas, thërres, ngre zërin kur flas. Gërthet fort. Gërthet me zemërim. Mos gërthit!
2. Lëshoj britma të forta (nga dhembjet, nga frika, nga gëzimi etj.), këlthas; bërtas. Gërthet nga dhembja (nga frika). Gërthet me të madhe. Gërthet në kupë të qiellit gërthet fort. Qan e gërthet.
3. vet. veta III. Nxjerr një zë të fortë e të çjerrë (për disa kafshë e shpendë). Gërthasin sorrat. Gërthet cjapi.
4. kal. E qortoj ose e shaj dikë duke i bërtitur. I gërthet djalit. I gërthet kot. Mos i gërthit!
5. kal. Grish, ftoj, thërres. Gërthas në dasmë.