GAJDE f. muz.
Vegël frymore popullore, e përbërë nga një kacek lëkure, që mbushet me frymë dhe nga dy pipëza druri, prej të cilave e poshtmja ka disa vrima si fyelli. Kaceku i gajdes. Valle (melodi) me gajde. I fryn (i bie) gajdes.