galeri
GALERI f.
1. Zgafelle e gërmuar në faqen e një mali a në një minierë për të nxjerrë xeherorë; kalim i nëndheshëm. Galeri kryesore. Galeri e verbër. Galeria e minierës. Galeri shfrytëzimi (ajrimi). Gryka e galerisë. Balli i galerisë. Hyrja e galerisë. Punëtor i galerisë. Hyj në galeri. Dal nga galeria.
2. Vrimë a zgafelle e gjatë nën tokë ose në dru, e gërryer nga kafshë a nga insekte të ndryshme.
3. teatër. Pjesa më e lartë dhe e dalë si ballkon në një sallë teatri me karrige për spektatorët. Vendet e galerisë. Biletë për galeri.
4. Ndërtesë e posaçme ku ruhen dhe ekspozohen veprat me të mira të artit (në pikturë, në skulpturë etj.); tërësia e veprave të artit që ruhen dhe ekspozohen në këtë ndërtesë. Galeria e arteve. Galeria e pikturës (e skulpturës). Sallat e galerisë. Vizitoj galerinë.
5. fig. let. Një varg i gjatë tipash ose figurash në një vepër artistike. Galeri heronjsh (portretesh, figurash).