gargarit
GARGARIT I jokal.
Shpëlaj grykën për qëllime mjekimi me ndonjë bar të lëngshëm, të cilin e bëj të gurgullojë në gojë, duke e mbajtur kokën lart e nga pas, bëj gargarë.
GARGARIT II jokal.
1. Nxjerr një zë të veçantë, të fortë e të ndërprerë (për bretkosën), kuak. Gargaritin bretkosat.
2. zakon. veta III fig. bised., mospërf. Nxjerr një zë si te bretkosës; dërdëllit.