GARNITURË f.

1. gjell. Perime të gatuara veçan, që vihen në pjatë bashkë me mishin ose me peshkun. Garniturë e përzier. Garniturë patatesh.

2. Rrip i ngushtë a gajtan me ngjyrë tjetër, që i qepet anash ose në fund një rrobe a këpuce për ta zbukuruar, për ta përforcuar etj. Garniturë gëzofi. Jakë me garniturë. Këpucë me garniturë. I vë garniturë.