garnizon
GARNIZON m. usht.
1. Tërësia e trupave që vendosen në një qytet për të siguruar mbrojtjen e tij. Garnizoni i qytetit. Forcat e garnizonit. Komanda e garnizonit. Komandanti i garnizonit.
2. Repart i vogël ushtarak brenda në një qytet, që ka si detyrë të mbikëqyrë disiplinën dhe rregullin e shërbimit të brendshëm të ushtarakëve; komanda dhe ndërtesa e këtij reparti. Patrulla e garnizonit. Ka shërbim garnizoni.