GASTARE f.

1. Qelq; copë qelqi. Enë prej gastareje. Copa gastareje. U pre me gastare. Shkëlqen si gastare.

2. Enë prej qelqi, enë e qelqtë (gotë, shishe etj.). Një gastare ujë. Gastare me raki (me verë). Mbush gastaren. U thye gastarja. Gastarja e thyer s'ngjitet më. fj. u. miqësia e prishur s'ndreqet më, s'bëhet më ashtu siç ishte.

3. Kafshë (dhi, lopë, kalë etj.) me qime të ndritshme ose me qime në ngjyrë si të bardhë.

4. përd. mb. fig. I pastër dhe i ndritshëm si qelq; i kulluar, i kthjellët. E ka fytyrën gastare. U bë qielli gastare