gatishmëri
GATISHMËRI f.
1. Të qenët i gatshëm dhe i përgatitur për t'iu përgjigjur menjëherë një thirrjeje ose për të kryer një detyrë. Gatishmëria luftarake e ushtarëve. Gatishmëria e masave. Tregoj gatishmëri. Shfaq (shpreh) gatishmërinë. Kërkon (lyp) gatishmëri.
2. Gjendje e diçkaje që është gati për punë ose për t'u vënë në veprim; shkalla e kësaj gjendjeje (për mjete etj.). Gatishmëria teknike. Gatishmëria e mjeteve. Shkalla e gatishmërisë. Vë (mbaj) në gatishmëri. E ka mitralozin në gatishmëri.