GATUAJ kal.

1. Ngjesh me dorë a me një mjet një lëndë të shkrifët ose të ngurtë dhe e zbut me ujë a me diçka tjetër të lëngshme; përziej një lëndë të shkrifët me ujë a me diçka të lëngshme dhe e ngjesh. Gatuaj brumin. Gatuan bukën. Gatuan baltën (ilaçin, allçinë, betonin). Gatuan në magje.

2. Bëj diçka për të ngrënë, përgatit gjellët. Gatuan mirë (keq). Gatuan gjellën (ëmbëlsirën). Gatuan drekën (darkën). Di (mësoj) të gatuaj. Gatuan në kuzhinë (në shtëpi). Gatuan për katër veta. Stufë për të gatuar.

3. fig. keq. Thur diçka në mendje; sajoj; sendërgjoj. Gatuan plane. Gatuan në mendje. Ç'gatuan në kokë?

4. fig. bised. Organizoj, bëj diçka zakonisht të keqe. Kush e ka gatuar këtë punë?

5. fig. Edukoj, brumos, mbruj.

6. fig. bised. Ndreq, rregulloj, vë në vijë diçka. E gatuan më mirë. S'paska gatuar gjë.

  • Bluan e s'gatuan e fillon një punë, por nuk e shpie deri në fund, nuk nxjerr gjë në dritë. Ia gatoi kulaçin shih te KULAÇ,~I. Shosh e sit e mos gatuaj shih te SHOSH.