GAZIFIKOJ kal.

1. Bëj që një lëndë djegëse e ngurtë a e lëngët të shndërrohet në gjendje të gaztë, shndërroj në gaz. Gazifikoj qymyrin (mazutin).

2. Ndërtoj një sistem tubash (zakonisht nën tokë) dhe vendos të gjitha pajisjet e mjetet e nevojshme për të furnizuar me gaz një ndërmarrje industriale a një qendër të banuar për ngrohje etj. Gazifikuan fabrikën. Gazifikuan qytetin.